Një tjetër lojtar mund të largohet nga Tirana, klube nga Turqia dhe Ukraina interesohen për…

Vesel Limaj mund të jetë një nga lojtarët që largohet nga Tirana. Edhe pse nuk ka ende ndonjë gjë konkrete, mesfushori ka interesim nga Turqia dhe Ukraina dhe nuk është çudi që deri në fund të sezonit të merkatos ai të firmosë për një skuadër të re.

VESEL LIMAJ 1

Tirana në këtë sezon të ri ka ndryshuar mbi 50 për qind të formacionit kampion të sezonit të shkuar. Skuadra bardheblu ka ndryshuar çdo repart, veç portës, duke treguar se është një kameleon në këtë kampionat të 84-t.

Gjendja është ndryshe në këtë moment. Tirana shkatërroi gjithë skuadrën kampione të Shqipërisë, që solli titullin e 26-të.

PANORAMASPORT.AL

Arsenal, Roma dhe Manchester United mësojnë emrat e kundërshtarëve në grupet e Ligës së Evropës

Edona Thaqi flet pas debutimit me Kosovën: Ishte nder për mua ta përfaqësoja atdheun tim