Një tjetër klub shqiptar, udhëton drejt Podgoricës për të zhvilluar ndeshjen e dytë në Ligën e Konferencës

Laçi viziton Podgoricën këtë të enjte me qëllimin që të marrë një fitore kualifikimi ndaj Iskras. Barazimi në “Elbasan Arena” javën e shkuar lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.

Skuadra e Shpëtim Duros ishte dominuese në takimin e parë dhe pritshmëritë janë maksimale që bardhezinjtë të marrin një fitore që do t’i çonte në raundin e dytë të Conference League.

Kurbinasit janë skuadra e cila kanë regjistruar 9 pjesëmarrje nga edicioni 2010-2012, ndërsa në pesë sezonet e fundit janë paraqitur çdo vit në kompeticionet e UEFA-s, duke kaluar në katër raste minimalisht nga një tur, ndërsa sezonin e shkuar eliminuan dy kundërshtarë, duke regjistruar dhe paraqitjen më të mirë në arenën ndërkombëtare në histori.

Në ndeshjen e parë Laçi tregoi më shumë cilësi, ndërsa faktori fushë nuk ka qenë përcaktues për bardhezinjtë, të cilëve nuk do t’u mungojë mbështetja e tifozëve, ndihmuar dhe nga fakti që bëhet fjalë për një distancë të shkurtër me Podgoricën.

Kurbinasit kanë koeficientin më të lartë nga skuadrat shqiptare dhe në takimin e kthimit pa diskutim rriten dhe pritshmëritë se mund të arrihet kualifikimi, edhe pse në Mal të Zi muzika duhet të ndryshojë dhe Iskra do të bëjë çmos për të prishur planet kurbinasve. Në rast kualifikimi, Laçi do të takohet në turin tjetër me skuadrën që kualifikohet nga çifti Petrocub – Floriana. /SS/

Formacioni i mundshëm i Gjilanit kundër Liepajas

Kosova U20 do të përballet me Islandën