Mesfushori shqiptar i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, raportohet se është në ‘radarin’ e disa klubeve spanjolle dhe italiane.
Bardhi që aktualisht është pjesë e skuadrës turke Trabzonspor pritet që gjatë këtij afati kalimtar të dimrit të ndryshojë ambient, transmeton Gazeta Metro.
Siç raportohet nga mediumet turke një nga klubet e interesuara për të siguruar shërbimet e tij është edhe Mallorca.

Për Bardhin thuhet se drejtuesit e Trabzonspor do të shqyrtojnë ofertat dhe pritshmëria e tyre është që ta shesin për tre milionë euro, aq sa paguan për transferimin e tij në verë nga Levante.
27-vjeçari në të gjitha garat me fanellën e kampionëve në fuqi të Turqisë këtë sezon ka zhvilluar 25 ndeshje, ku ka arritur të realizoi katër gola.