Përfaqësuesja e Kosovës është pa trajner, pas shkarkimit të teknikut zviceran Bernard Challandes.
Trajneri zviceran u largua nga stoli i Kosovës pas ndeshjes me Gjeorgjinë, ku Dardanët u mposhtën 1-2.
Shumë emra janë përmendur deri më tani, por FFK ka mohuar bisedimet me ndonjërin nga ta.
Emri i ri që ka dalë në skenë është ai i italianit, Roberto Donadoni.
RTV Dukagjini mëson se trajneri i njohur italian, Roberto Donadoni ka shprehur interesim ta drejtoj Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.
Gjithnjë sipas RTV Dukagjinit, FFK-ja tashmë është në bisedime me 58-vjeçarin e lindur në Bergamasco të Italisë.
Donadoni karrierën si trajner e ka nisur në vitin 2001 te Lecco, derisa ka drejtuar edhe skuadra si Livorno, Genoa, Napoli, cagliari, Parma, Bologna e ë fundmi në Superligën e Kinës te Shenzhen.
Vlen të theksohet se trajneri italian për dy vite e drejtoi edhe Kombëtaren e Italisë.
/Gazeta Olle/