Një tjetër barazim pa gola në Botëror, Uruguai dhe Koreja e Jugut ndajnë pikët

Uruguai dhe Korea e Jugut kanë ndarë pikët në ndeshjen e tyre të parë në Botërorin “Katar 2022”. 

Kjo ishte ndeshja e radhës që përfundon me barazim pa gola, 0-0, shkruan Gazeta Olle.

Uruguai shihej si favorit në këtë përballje, megjithatë në fund koreanët arritën të fitojnë një pikë të vlefshme nga kjo ndeshje.

Kjo sfidë ishte e vlefshme për xhiron e parë të Grupit H.

Përpos këtyre dy kombëtareve, në këtë grup garojnë edhe Portugalia dhe Gana të cilat përballen mes vete me fillim nga ora 17:00. /Gazeta Olle/ 

 

Këto janë 16 skuadrat e mbetura që do të luftojnë për trofeun e Kupës së Kosovës

Portugali – Ganë, publikohen formacionet zyrtare