Një tifoz i KB Trepçës kishte probleme shëndetësore në ndeshjen Trepça – Peja, kryesia e Trepçës e viziton në shtëpinë e tij

Kryesia e Trepçës ka vizituar në shëpinë e tij, një tifoz i cili pati probleme shëndetësore në ndeshjen Trepça – Peja, e vlefshme për gjysmë-finale në baskebollit vendor.

Reagimi nga stafi i mjekëve të Trepçës dhe Pejës ishte i shpejtë, duke bërë tifozin të jetë në gjendje stabile pas intervenimit të mejkëve.

“Të gjithë në palestër, e më së shumti ne në klubin Trepça, jemi shqetësuar kur një tifoz i yni humbi ndjenjat gjatë ndeshjes me Pejën. Por për fat tifozi ynë 16-vjeçar është tani shumë mirë dhe në shtëpinë e tij.

Kryesia e klubit ka vizituar tifozin tonë të zjarrtë dhe është bindur që gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Ai pasi humbi ndjenjat është asistuar nga mjekët e dy klubeve, ndërsa është shoqëruar edhe gjatë qëndrimit në spital.

Më shumë se për fitoren jemi të gëzuar që tifozi ynë nuk ka telashe me shëndetin. Dhe tifozi në fjalë së bashku me vëllezërit e tij në ndeshjen e ardhshme do të jenë mysafir të veçantë të klubit.” thuhet në njoftimin e Minatorëve në rrjetin social facebook.

Të armatosur si në luftë, kështu u nisën Shvercerat për në Tetovë

Shehi nuk vazhdon kontratën me Tiranën, e ardhmja e tij në Superligën e Kosovës?