Një tifoz fut në fushë flamurin me ngjyrat e ylberit, reagon shpejtë sigurimi dhe gjyqtari – Portugalia dy minuta më vonë shënon me Brunon (Video)

Ishin të ndaluar, por më në fund një tifoz ka arritur ta fus brenda stadiumit një flamur të komunitetit LGBTQ+.

Shumë kombëtare, kryesisht evropiane kanë polemizuar me FIFA-n për ta mbajtur shiritin me ngjyra të ylberit në ndeshjet e Kupës së Botës në Katar.

Por shtëpia më e madhe e futbollit botëror e ndaloi një gjë të tillë, pasi shteti i Katarit nuk e përkrah këtë komunitet.

Gjithsesi një tifoz ka arritur ta fus një flamur të komunitetit LGBTQ+ në stadium në sfidën Portugali – Uruguai.

Megjithatë tifozi në fjalë u pengua nga sigurime, derisa flamurin në fjalë e largoi nga fusha gjyqtari kryesor.

Portugalia ka kaluar në epërsi në sfidën ndaj Uruguait vetëm dy minuta më vonë, kur Bruno Fernandes shënoi një gol të bukur. /Gazeta Olle/

https://twitter.com/DANAFLEYSER2/status/1597322652556832769?s=20&t=SK1dT7u3Xd8-84cXH3QQ_w

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1597322991943430145?s=20&t=SK1dT7u3Xd8-84cXH3QQ_w

Trajneri i Kamerunit thyen heshtjen dhe tregon arsyen pse e përjashtoi Onanan nga Kombëtarja 

Portugalia fiton dhe siguron kalimin në rrethin e eliminimit direkt