Një talent kosovar i kalon provat në Galatasaray (FOTO)

Talenti kosovar Edin Shishko, i cili aktivizohet me Shkollën e Futbollit Liria nga Prizreni, ditë më parë ka qenë në prova te gjiganti turk Galatasaray.

12-vjeçari i cili aktivizohet si sulmues, ka lënë mbresa të mira në këtë skuadër, dhe sipas trajnerit të tij, Skënder Kapra, Edini i ka kaluar provat. “Edini është talent i jashtëzakonshëm. Nëpërmjet disa shokëve të babait të vet, Blerimit, i ka siguruar provat në Galatasaray. Në prova ka tregu rezultate të mira. Varet se a do të vendos familja që ta transferojnë atje apo jo”, ka njoftuar për Gazetën ‘Olle’, trajneri Skënder Kapra.

Flet edhe vet Edini. “Ka qenë një përvojë e mirë për një javë. Më kanë njoftuar se i kam kaluar provat. Pres që brenda një kohe të transferohem atje, së bashku me familjen time”, pohoi Edin Shishko.

Nuk është rastësi që Edini merret me futboll.

Edhe gjyshi i tij, Hamiti ka luajtur vite më parë për Lirinë e Prizrenit teksa edhe vëllai i tij, Denis Shishko luan për Edirnespor po ashtu në Turqi.

edin  ediediniiiedin 1