Një storie suksesi, Valdrin Rashiti flet rreth palestrës më të re në qytetin e Gjilanit “VR Crossfit”

Valdrin Rashiti nga qyteti i Gjilanit, ka bërë hapjen e ‘VR Crossfit’ në qytetin e tij, me kushte evropiane, duke qenë një vlerë e shtuar në një qytet i cili e don sportin.

Sportistët gjilanas tashmë e një kohë të gjatë stërvitjet jashtë programit të klubit, i mbajnë me Valdrinin, i cili falë njohurive të tij, ndihmon në zhvillimin fizik por dhe taktik, shkruan Gazeta OLLE.

Në një intervistë ekskluzive për OLLE, Rashiti ka treguar më shumë rreth punës së tij dhe qendrës stërvitore “VR Crossfit”.

Se si është ndjenja të punohet me shumë sportistë, dhe a është një përgjegjësi më e madhe duke parë se puna e tyre kërkon rezultat, tregon vetë Valdrini:

“Arritja e qëllimeve të stërvitjes garantohet nga një trajner i kualifikuar në fushën e sportit i cili ka njohuri në fushën e psikologjisë, fiziologjisë dhe biomekanikës. Kur shoh ndryshimet dhe përparimet e tyre në performancë është një përmbushje e qëllimeve të cilat i’a kemi caktuar vetes si trajner. Ndenjë me përgjegjësi, gjithashtu kënaqësi në vete”

Rreth punës me lojtarë nga të gjitha trevat shqiptare madje dhe nga lojtarë që luajnë në shtetet evropiane, Rashiti ka folur edhe për këtë pjesë me mjaft krenari:

“Rezultatet e shpejta dhe të njohurit mirë e klientëve në ushtrime na bën të ndihemi mirë dhe krenar për punën që bëjmë. Gjatë këtyre 2 vite e gjysmë kemi zgjedhur klientin si feedback-un më të mirë për të qëndruar më të mirët në treg”


I pyetur rreth njohurive të qytetarëve rreth Crossfit, ndërsa tregon se sa e vështirë është të mbahet ky sport tek ne:

“Njohuria dhe informacioni mbi sportin e Crossfit ende mungon në qytetin tonë, ku marrja me këtë sport është kulturë në vete. Pasi që klientët vendosin dhe provojnë të merren me Crossfit tregojnë se është aktiviteti dhe sporti më i kompletuar i cili u ka munguar në përditshmërinë e tyre.
Kurse të merresh me Crossfit në Kosovë nuk është e vështirë derisa i njofton me sportin dhe palestrën”

Për në fund, Valdrin Rashiti ka një mesazh për të gjithë ata që hezitojnë të merren me sportin e Crossfit:

“Ne ju ftojmë në palestrën tonë ta provoni një stërvitje dhe ta përjetoni,përfitimet janë të shumta si në organizëm ashtu edhe në aspektin psiko/social. Crossfit-in mund ta përballoni të gjithë pavarsisht moshës, peshës apo gjendjes tuaj fizike. Ju ftojmë dhe nuk do zhgënjeheni.”

Erjona Bilalli – Gazeta OLLE

Roma merr një tjetër fitore të thellë, triumfon në udhëtim te Cagliari

Spektakël në kryeqytet, mbyllet pjesa e parë me dy gola të shënuar