Një skuadër që duhet marrë shembull nga të gjithë, si arriti Egnatia të siguroj Evropën dhe ta fitoj Kupën e Shqipërisë në vitin e dytë në Superiore

Egnatia ishte surpriza më e bukur e këtij edicioni. Pasi siguroi nga kampionati kualifikimin në Europë për herë të parë në histori fitoi edhe Kupën e Shqipërisë. Gjithashtu për të parën herë në histori.

Pakkush mund ta kishte menduar se Egnatia do të arrinte që të ishte një nga katër skuadrat që do të merrnin pjesë në kupat e Europës, por gjithçka u meritua në fushën e blertë.

Në finalen ndaj Tiranës të luajtur në “Elbasan Arena”, rrogozhinasit e Edlir Tetovës triumfuan vetëm pas kohës shtesë, me një gol të realizuar nga Jackson, shkruan Super Sport.

I cili pasi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë e dërgoi topin e kthyer nga Lika në rrjetë, për t’i dhënë epërsinë dhe trofeun skuadrës së tij.

Një mbyllje perfekte e sezonit për Egnatian që kurorëzon një edicion mbresëlënës. Jo vetëm duke marrë rezultate pozitive, por dhe duke prodhuar futboll të bukur.

Presidenti Agim Demrozi synon që skuadra e tij të bëjë një paraqitje sa më dinjitoze në kualifikueset e Conference League. Në skuadër nuk mungon eksperienca, pasi ka futbollistë që në të shkuarën kanë arritur suksese me skuadra të tjera.

Në merkaton e janarit, rrogozhinasit bënë goditjet e duhura, sidomos në rastin Raphaël Dwamena. Sulmuesi ganez është përshtatur shpejt në futbollin shqiptar.

Në një gjysmë sezoni me Egnatian, 27-vjeçari regjistroi 12 gola dhe 9 asistime mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë.

Me pak kujdes dhe pa bujë, edhe në verë do të tentohet përforcimi i skuadrës, në mënyrë që Egnatia të vijojë të surprizojë edhe jashtë trojeve.

Hodaj optimist se do ta fitojnë finalen e barazhit

Bayerni i bashkohet garës për Granit Xhaken