Skuadrën më të madhe në Zvicër do ta udhëheq një shqiptar.
Në fakt, është Adonis Ajeti, lojtarit që i është besuar shiriti i kapitenit, shkruan gazetaolle.com
Ai luan me ekipin U-21, i cili mori pjesë edhe në Ligën e Kampionëve. “Sot edhe zyrtarisht kapiten i ekip të Basel U21 Faliminderit Trainer”, ka shkruar talenti kosovar në ‘Facebook’.
Adonisi është vëllai i Albionit, që po ashtu luan me U-21 të Baselit, si dhe Arlindit, që është në ekipin e parë. Ky i fundit luan edhe me Kombëtaren A të Shqipërisë. (Gazeta Olle)