Një shqiptar, kapiten në Serie A

Serie A javën e kaluar pati një kapiten shqiptar. Ai ishte Përparim Hetemaj që për herë të parë barti shiritin e kapitenit te Chievo.

Fatkeqësisht, shiriti nuk i solli fat atij dhe skuadrës së tij, pasi humbën nga Empoli.

Sidoqoftë, mesfushori nga Skenderaj, pati fatin të shijojë ndjenjën që sjell shiriti i kapitenit, të paktën për një ditë. Për të ishte ndeshja e 116-të në Serie A. (Gazeta Olle)