Një refugjat nga Bosnja ia kalon Xherdan Shaqirit

Samedin Selimoviq është një ish refugjat nga Bosnja, që tani jeton në Zvicër. Ai është top-model dhe ka arritur të realizojë synimin e tij për të pasur më shumë ndjekës në rrjetet sociale se sa Xherdan Shaqiri.

Ai ka 13 mijë ndjekës në Facebook, 278 mijë në Instagam, ndërsa 86 për qind e ndjekësve në Facebook i ka femra.

“Jam top-model prej një kohe të gjatë. Më në fund, tani kam më shumë ndjekës se Xherdan Shaqiri”, thotë Samedin Selimoviq, shkruan ‘solothurnerzeitung.ch’.