Një president shembull edhe pas humbjes, i kërkon falje tifozëve për paraqitjen e dobët në derbi

Ferizaj është padyshim një nga klubet më të organizuara në vend përkundër që bën gara në Ligën e Parë të Kosovës.

Presidenti i tyre, Lulzim Abazi është një njeri që futbollin e ka pasion dhe i qëndron afër skuadrës si në ditët e mira ashtu edhe në të vështira.

Pas humbjes nga Prishtina e Re me rezultat 2-4, ai ka kërkuar falje adhuruesve të klubit.

Megjithatë Abazi ka pasur edhe kritika për futbollistët, pasi angazhimi ndaj Prishtinës së Re nuk ka qenë më i miri i duhuri.

Postimi i plotë nga FC Ferizaj:

𝐓𝐞̈ 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐭𝐢𝐟𝐨𝐳𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐥𝐮𝐛𝐢𝐭, 𝐔𝐉𝐐𝐈 𝐝𝐡𝐞 𝐣𝐮 𝐪𝐞̈ 𝐢𝐬𝐡𝐢𝐭 𝐬𝐨𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐚𝐧𝐢𝐬𝐡𝐞̈𝐦 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐭𝐚𝐝𝐢𝐮𝐦.

Sot ne humbëm, me shumë meritë. Nuk arritëm që t‘ua kthejmë me buzëqeshje e gëzim përkrahjen e prezencën e juaj. Për këtë në emrin tim si president dhe të Bordit Drejtues të FC Ferizaj ju kërkojmë falje.

Sot ishte një ditë njëmend e keqe. Nuk ishin lojtarët të cilët jemi mësuar t‘i shohim. Unë e pranoj humbjen si pjesë e lojës, por duke humbur dinjitetshëm e duke u angazhuar deri në firshkëllimen e fundit. E kjo sot ka munguar!

Stafi teknik, në krye me trajnerin Ismet Munishi e kanë përkrahjen e plotë të Bordit Drejtues. Rrugëtimi ynë është i gjatë dhe jemi të vetëdijshëm se në projektin tonë fitues, herë-herë do të njoftohemi domosdoshmërisht me humbjen.

Kjo humbje është mësim i mirë. *𝐒𝐞𝐩𝐬𝐞 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐡𝐮𝐦𝐛𝐣𝐚, 𝐢 𝐣𝐞𝐩 𝐤𝐮𝐩𝐭𝐢𝐦 𝐟𝐢𝐭𝐨𝐫𝐞𝐬. Dorëzimi s‘ka qenë dhe s‘është asnjëherë opsion! Ne jemi FC Ferizaj, që me shumë punë dhe seriozitet do të kthehemi aty ku e kemi vendin.

I juaji, presidenti i FC Ferizaj
Lulzim Abazi. /Gazeta Olle/

Mucolli fantastik, realizon me ‘panenka’ për fitoren e Goteborgut

Ernest Muci vazhdon shkëlqimin në Poloni, tjetër gol spektakolar me fanellën e Legias (Video)