Një “përforcim” i veçantë te Prishtina

Prishtina ka stërvitur sot nëpër borë, një ditë para ndeshjes së paraparë me Trepçën, në kuadër të javës 18 të Raiffeisen Superligës, të cilat u shtynë për një javë.

Bardhekaltërit kanë shfrytëzuar borën në stadium për të sjell në skuadër një “përforcim”. Ata ndërtuan së bashku një dardalecë, gati dy metra të gjatë, me të cilin më pas pozuan së bashku.

Prishtina të mërkurën zhvillon takimin e radhës me Llapin, në kuadër të DigitAlb Kupës së Kosovës. (Gazeta Olle)

 

Foto: Prishtinafc.com

dardaleci