Nënkampioni i Kosovës kishte fituar ndeshjen e parë me rezultat 2-1 kundër klubit shqiptar që doli nënkampion në Malin e Zi, shkruan Gazeta Olle.
Fituesi i këtij raundi do të takohet në raundin e dytë me gjigantin holandez, Feyenoord.
Një përfaqësues i Feyenoordit e ka vendin e rezervuar në stadiumin “Tusko Polje”, ku do ta përcjellë nga afër këtë ndeshje.
Padyshim se në rast të kalimit tutje, për “Intelektualët” do të ishte historike dueli me një skuadër të nivelit të tillë si Feyenoord, e cila ka vlerën e ekipit mbi 100 milionë euro.
/Gazeta Olle/