Një palestër moderne po ndërtohet në Kaçanik

Kaçanikut shumë shpejt pritet të bëhet me Palestër të re.

Madje, në këtë komunë është ndërtuar një Palestër tejet moderne.

Lajmin me foto e sjell drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, Ibër Alaj.

“Sot në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit vizitova Komunen e Kaçanikut, vizituam punimet në përmirsimin e infrastrukturës sportive në Palestren Sportive te qytetit ku është në fazen finale te punimeve. Investimi në Palestren e Sportit të qytetit që ka kapacitet 1200 që krijon kushte sipas standardeve për Klubet sportive,shoqatat,sportistet dhe të rinjët e qytetit te Kaçanikut të zhvillojnë aktivitetet e tyre”, ka shkruar Alaj në Facebook, raporton Gazeta Olle.

Kaçaniku njihet për tifozeri të madhe, në kohën (2009/2010) kur KF Lepenci garonte në Superligë. Kjo tifozeri tani mund ta përkrahë fuqishëm edhe klubin e sporteve me dorë.

Sipas Alajt, institucionet e Kosovës po punojnë intensivisht duke investuarë që të përmbushin të gjitha kriteret e parapara me standarde EHF,FIBA,CEV,etj.