Jo vetëm golat, por edhe mënyra e festimit të tyre mbetet gjatë në mendjen e publikut.
Në dekadën e kaluar të futbollit kosovar pati shumë festime pas golave nga më të çuditshmet, e deri tek ato më të veçantat, shkruan Gazeta Olle.
E një rast i veçantë festimi ishte edhe ai i Labinot Ibrahimit sa ishte pjesë e Prishtinës.
Mbrojtësi që tashmë djerësitë fanellën e Arbërisë, atë botë realizonte një gol me aromë fitoreje për kryeqytetasit.
Ai shënonte në derbin lokal kundër Flamurtarit, e goli i tij ishte ai që i fitonte ndeshjen Prishtinës.
Megjithatë goli nuk mbeti gjatë në mendje, por festimi i tij po.
Ibrahimi u nis në drejtim të ulëseve të stadiumit të qytetit dhe e festoi nga aty golin, po si të ishte një shikues.
VIDEO:
/GazetaOlle/