Një ndeshje lamtumire me 27 vjet vonesë

Resmije Juniku në vitin 1989 u largua nga loja aktive e basketbollit. Por gjatë këtyre 27 vjetëve ajo ka jetuar me një peng – atë të ndeshjes lamtumire që asnjëherë nuk iu organizua.

Më në fund ndeshja lamtumire për Junikun do të organizohet, por jo nga Federata e Basketbollit e Kosovës e as nga skuadra ku derdhi djersë, por nga mikja e saj, Vjosa Maqedonci-Osmani, shkruan Koha Ditore.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të shtunën (sot, 12:00) në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.