I pranishëm në tribuna gjatë ndeshjes Drenica – Hajvalia, ishte edhe përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku.
Ashtu siç kishte paralajmëruar, përzgjedhësi i Kosovës vizitoi sot Skenderajn, me qëllimin për të parë nga afër lojtarët, edhe pse asnjë prej tyre nuk është pjesë e Përfaqësueses.
Sidoqoftë, në të ardhmen ndonjëri prej tyre mund të marrë edhe ftesën, nëse ia kanë mbushur syrin. (Gazeta Olle)