Një muaj pasi e transferoi, Llapi e mbyll bashkëpunimin me mbrojtësin e krahut

Qlirim Avdulli nuk do të jetë më pjesë e Llapit.

Pas vetëm një muaji si futbollist e bardhekaltërve, është mbylluar bashkëpunimi me marrëveshje nga të dy palët, shkruan Gazeta Olle.

Njoftimi ka ardhur nga faqja zyrtare e Llapit.

“K.F. Llapi përmes kësaj shkrese njofton opinionin futbolldashës se ka mbyllur para kohe bashkëpunimin me futbollistin Qlirim Avdulli. Mbrojtësi i krahut të majtë nuk ishte i kënaqur me hapësirën e ofruar tek ne dhe klubi nuk i garanton minutazhë asnjë futbollisti andaj nuk e ka penguar që të shkoj diku tjetër”. thuhet në njoftimin nga klubi.

Qlirim Avdulli ishte prezantuar te skuadra e Llapit me 12 korrik të vitit 2021 nga skuadra e Arbërisë.

Me parë Avdulli, ka mbrojtur ngjyrat e Hajvalisë dhe Ulpianës.

/Gazeta Olle/

Drenica arrin marrëveshje me futbollistin i cili u prezantua tek Llapi

Realizohet goli i parë në ndeshjen Bodo/Glimt – Prishtina