Një mal me para, a do ta pranojë Ronaldon ofertën më të madhe në histori të futbollit?

Klubi arab, Al-Nassr i ka ofruar Cristiano Ronaldos një kontratë trevjeçare me shifrat të çmendura.

Ronaldo ka ndarë rrugët me Manchester Unitedin para disa ditësh dhe tani mbetet një lojtar i lirë.

Megjithatë, klubet e interesuara për sulmuesin 37-vjeçar portugez nuk mungojnë.

Ofertat drejt Ronaldos vijnë nga të gjitha vendet, por momentalisht ofertat më serioze duket vijnë nga Arabia Saudite.

Pas Al-Hilal, tani interesimin e ka bërë zyrtar edhe klubi tjetër saudit, Al-Nassr, i cili i ka ofruar një kontratë të jashtëzakonshme.

Sipas mediumit CBS Sports, Al-Nassr i ka ofruar Ronaldos një kontratë trevjeçare me 225 milionë dollarë apo rreth 220 milionë euro.

Nëse Ronaldo pranon këtë ofertë, portugezi do të fitonte mbi 73 milionë euro në vit dhe do të luante mbi të 40-tat.

Gazetari Ben Jacobs konfirmon se diskutimet nisën verën e kaluar dhe Ronaldo do të japë përgjigjen e tij pas Botërorit dhe vlerësimit të opsioneve të tjera.

Më i miri i gjitha kohërave kalon Argjentinën në epërsi me një gol të jashtëzakonshëm

‘Messiah’, Argjentina i falet kapitenit të tyre në një fitore spektakolare ndaj Meksikës