Një lojtar i Barcelonës në SHBA

Mesfushori i Barcelonës, Xavi, pritet të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

Legjenda e gjigantit katalan ishte pranë ndarjes nga Camp Nou edhe në verën e vitit të kaluar, mirëpo në fund qëndroi në klub. Por, kësaj radhe janë intensifikuar njoftimet rreth ndarjes së tij nga Barcelona.

Sipas të përditshmes sportive madrilene “Marca”, Xavi nuk do të transferohet në New York City – siç raportohej së fundmi – por karrierën do ta vazhdojë në Katar.

E kjo për shkak se atij i është bërë një ofertë e jashtëzakonshme me vlerë prej 18 milionë euro, në kontratë trevjeçare.