Një largim i rëndësishëm nga Arbëria

Dior Zabërgja është larguar përfundimisht nga Arbëria, pas një viti të kaluar me këtë klub.

Mesfushori ishte prej më të mirëve tek klubi nga Dobraja e Madhe, por në fund nuk ia arritën qëllimit që të mbesin në elitë.

“Përmes këtij postimi ju njoftoj se më nuk jam pjesë e KF Arbëria.  Kontrata ime me klubin ka përfunduar dhe tani jam lojtar i lirë”.

“Ditëve në vazhdim do ta bëj të ditur ekipin tim të ri”, ka shkruar Zabërgja.

Arbëria ka bërë disa ndryshime në këtë edicion, pas do të garojë në Ligën e Parë. /Gazeta Olle/

Boshnjaku flet për ndeshjen me Ferencvarosin: Do të isha i kënaqur edhe me një fitore minimale

Zyrtare: Dejvi Bregu do ta vazhdojë karrierën në Turqi