Një kosovar provohet te Arsenali

Talenti kosovar që është nga Kaçaniku, Genc Berisha, mund ta realizojë ëndrrën për t’u bërë pjesë e Arsenalit. Kjo pasi që ai është në mesin e lojtarëve që po testohen nga trajnerët e licencuar nga klubi anglez.

Provat mbahen në Greqi deri më 24 shkurt, ku Berisha do të bëjë gjithçka për t’i mrekulluar trajnerët që do ta provojnë. /Gazeta Olle