Një korean sfidon Prishtinën

Dashamirët e futbollit të cilët do t’ia mësyejnë stadiumit të kryeqytetit për të parë takimin, Prishtina – Trepça, do të kenë mundësinë të shohin ndonjërin nga koreanët në fushë.

Kështu ka paralajmëruar trajneri i Trepçës, Ajet Shosholli, sipas të cilit ata kanë marrë lejen për ndeshje.

“Të premten ka ardhur leja e tyre në Federatën e Futbollit të Kosovës, dhe të katër koreanët tani kanë të drejtë të luajnë. Unë me gjasë njërin prej tyre do ta përdori në ndeshjen me Prishtinën”, tha Shosholli për Gazetaolle.com.

Takimi nis në ora 13:00 dhe i takon javës 18 të Raiffeisen Superligës. (Gazeta Olle)