Një i ‘panjohur’ golashënuesi më i mirë pas fazës së grupeve në Euro 2024, ka lënë mbrapa emrat më të mëdhenj

Ka përfunduar faza e grupeve në Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’ ku nuk kanë munguar edhe befasitë.

Befasitë më të mëdha po cilësohen kalimi i grupit nga kombëtaret si Gjeorgjia e Sllovakia, derisa kanë befasuar për të keq duke mos i kaluar grupet Kombëtare si Kroacia, Hungaria, apo Ukraina.

Por padyshim befasia më e madhe qëndron te lista e top shënuesve më të mirë në Euro 2024 pas fazës së parë ku janë mbyllur të gjitha ndeshjet e grupeve.

Sulmuesi gjeorgjian Georges Mikautadze aktualisht është i vetëm në krye të golashënuesve më të mirë në Euro 2024, me tre gola të shënuar.

23-vjeçari që luan me Metzin në Francë, ka realizuar tre gola dhe ka një asistim deri më tani, derisa e veçanta është që ka shënuar në tre ndeshjet e zhvilluara në Evropian.

Pas gjeorgjianit në listë janë dy gjermanët Niclas Fullkrug dhe Jamal Musiala me nga dy gola. Nga dy gola kanë shënuar edhe Cody Gakpo i Holandës, Marin i Rumanisë dhe Schranz i Sllovakisë.

 

Xhaka: Gëzimi i Gjermanisë pas ndeshjes tregon shumë për forcën tonë

Copa America nuk po ndalet me befasi, Venezuela befason Meksikën