SC Gjilani arriti fitorën më të rëndësishme të sezonit 2024/25, duke e mposhtur Prishtinën në shtëpi me rezultatin 2-1.
Pas ndeshjes, Nuhiu ishte drejtuar gazetarëve për diskutime por ishte gati të përfundonte i lënduar, shkruan Gazeta OLLE.
Reklama e vendosur prapa tij, lëvizi nga vendi ku milimetrat e shpëtuan trajnerin nga lëndimi në kokë.
Kjo është hera e dytë që shkupjani ballafaqohet me një rast të tillë, herën e parë i kishte ndodhur sa ishte pjesë e Dritës.