Një gol vendimtar, Modric i jep tre pikë të mëdha Realit përballë Sevillas

Real Madridi ka triumfuar me shumë mund ndaj Sevillas me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 26-të La Ligës.

Los Blancos shënuan qysh në minutën e 10-të me anë të Lucas Vazquez. Por që VAR-i e anuloi për faull.

Dy skuadrat patën shanse të mira shënimi në pjesën e parë, por që nuk ia dolën t’i konkretizonin ato.

Në 45 minutat e dytë ishte një ritëm edhe më i lartë nga vendasit, që dominuan totalisht.

Federico Valverde (49’) ishte i pafat, pasi një gjuajtje të tij e ndali shtylla e djathtë.

Raste të mira shënimi lëshuan edhe Rodrygo dhe Vinicius Junior, ndërsa portieri Orjan Nyland bëri pritje bravuroze.

Heroi i Real Madridit doli të ishte Luka Modric, që u inkuadrua në minutën e 75-të në vend të Nacho Fernandez.

Kroati realizoi një gol të bukur në minutën e 81-të, duke mposhtur portierin e Sevillas me një goditje nga distanca.

Pas javës së 26-të, Real Madridi vazhdon të jetë lider me 65 pikë, ndërsa në xhiron e 27-të takohen me Valencian.

Eksperti i referimit thotë se nuk kishte fare penallti në Podujevë: Në atë rast ishte faull në sulm

“Ka probleme brenda ekipit, lojtarët nuk i binden strategjisë” – Sokoli tregon se çfarë po ndodh te Ballkani