Një gjyqtar nga Kosova në derbin e ‘zjarrtë’ zviceran

Bekim Zogaj do ta ndajë drejtësinë në derbin e sontëm zviceran mes Baselit dhe Young Boysit.

Baseli dhe Young Boysi përballen sonte në kuadër të elitës së futbollit zviceran, shkruan “Zeri.info”.

Ndërkaq, Zogaj, gjyqtari nga Kosova me nënshtetësi zvicerane do të jetë anësor në këtë ndeshje.

Sandro Scharer do të jetë gjyqtar kryesor, i cili do të ndihmohet nga Zogaj, Stephan de Almeida dhe David Huwiler.

Ndryshe, Zogaj është njëri prej gjyqtarëve më të mirë në shtetin helvetik.

Kujtojmë se kjo ndeshje luhet sonte nga ora 20:30 në kuadër të javës së 30-të në Superligën zvicerane.