Thomas Tuchel është në bisedime të avancuara për t’u bërë trajneri i ri i Kombëtares së Anglisë.
Federata e Futbollit të Anglisë e ka kontaktuar atë si pjesë e kërkimeve për një trajner të ri, dhe Tuchel duket të jetë kandidati kryesor, shkruan Gazeta OLLE.
Ndërsa ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare, diskutimet janë duke përparuar.
Ky hap vjen pasi Federata është në kërkim të një trajneri të klasit botëror që mund të ndihmojë Anglinë në fitimin e trofeve .