Një gazetë mund ta “shkatërrojë” Interin!

Gazeta italiane “Corriere della Sera” rrezikon të shkaktojë një kaos të vërtet te Interi. Pas një reportazhi të gazetarëve italian, zikaltrit janë të tronditur nga detajet financiare.

Gjithçka lidhet me aktivitetet financiare të presidentit Erick Thohir, i cili kryen operacione financiare me shoqëri që i kanë selitë në Ishujt Kajman, ku ekziston një parajsë fiskale, jashtë kontrollit dhe hetimeve, ku shumë biznese ndërkombëtare fshehin të ardhurat apo pastrojnë paratë e pista.

Pikërisht në Ishujt Kajman është e regjistruar një kompani ‘fantazmë’, ‘Merdeka Investment Ltd’, që ka mbuluar dhe siguron kuotat që Erick Thohir ka tek Interi.

Gjithashtu, në bazë të marrëveshjes së një viti më parë për mbulimin e borxheve të Inter-it me një hua prej 230 milionë eurosh , edhe pronari zikaltër i ka dhënë Inter-it një hua prej 22,3 milionë eurosh me interes 8%, që do të thotë se në Indonezi përfundojnë çdo vit 1.78 milionë euro të pastra, në formë interesi.