Një futbollist e padit Hajvalinë në gjyq

Mesfushori defanziv, Visar Haklaj i ka dal punë me klubin e Hajvalisë.

Në kohën sa ishte pjesë e kësaj skuadre, Visari u lëndua teksa sipas tij, klubi nuk e ka paguar për rreth gjashtë muaj. “Kam pasur kontratë me Hajvalinë dhe klubi nuk më ka paguar për gjashtë muaj. Kam vendosur që t’i ndjek rrugët ligjore dhe i kam paditur në gjyq”, i ka thënë Gazetës ‘Olle’, Visar Haklaj.

Përkundër përpjekjeve të gazetës, kontakti me drejtorin sportiv të Hajvalisë, Xhavit Pacollin, ka qenë i pamundur. Haklaj tashmë është futbollist i Gjilanit.