Një formacion me futbollistët që s’i ka ftuar De Biasi në Kombëtare

Çdo regjisor përpara se të nisë xhirimet provon disa aktorë, e pasi i studion mirë kandidaturat, vendos se kujt t’i caktojë rolet përkatëse në film, shkruan “A-Sport”. 

E njëjta gjë pak a shumë ndodh edhe me trajnerët e skuadrave kombëtare, të cilët për të arritur objektivin që u vendoset provojnë një numër të madh lojtarësh përpara se të formojnë grupin e tyre të besuar.

“Filmi” (ndeshja) i parë Gianni De Biasi-t në krye të trupës kuqezi është miqësorja përballë Gjeorgjisë në Tbilisi më 29 shkurt 2012, 2-1 për vendasit. Por produkti i tij më i mirë është kandidatura e Shqipërisë për në “çmimet Oscar” të futbollit, kualifikimi për në Europianin e Francës.

E në këto 4 vite punë në Shqipëri tekniku italian ka grumbulluar një numër të madh lojtarësh, shumë prej të cilëve për herë të parë. Disa prej tyre kanë bindur ndërsa disa të tjerë kanë dalë nga “rrethi” i kombëtares për arsye teknike, moshe apo ndonjëherë edhe sjelljeje.

Te grupi i futbollistëve që nuk bëjnë më pjesë në planet e trajnerit të përfaqësueses sonë fokusohemi sot duke u munduar të krijojmë një formacion imagjinar. Moduli: 3-4-2-1. Arsyeja: Numri i madh i mesfushorëve në dispozicion.

1