Një emër i ri zbarkon te Gjilani, këta janë gjashtë transferimet që i kanë bërë kuqebardhët

Gjilani sot ka startuar në sezonin e ri në Albi Mall Superligën e Kosovës, duke marrë një barazim pa gola ndaj Prishtinës, ndërsa po punohet për konsolidimin e skuadrës.

Edhe pse sot luajtën me lojtarë të ri, skuadra gjilanase po vazhdon me afrime cilësore.

Ditë më parë, Getnjan Mezani mori drejtimin e Gjilanit, ndërsa ka ofruar Betim Halimin dhe Dajan Shehin.

Numri i transferimeve ka shkuar në gjashtë, pasi që pjesë e skuadrës do të jenë edhe Kushtrim Shabani, Besir Demiri, Elvedin Heric dhe Edi Basa.

Por, Gjilani nuk do të ndalet me kaq, pasi në plan janë të ofrohen edhe katër futbollistë cilësor.

Duke llogaritur edhe lojtarët që luajtën sot dhe afrimet e reja, Gjilani pritet të jetë arrë e fortë për çdo kundërshtarë në elitën e futbollit kosovar.

Arsenali fiton në udhëtim te Crystal Palace

Drilon Hazrollaj ylli i xhiros së dytë në Superligën e Kosovës