Një bandë shqiptare vodhi shtëpinë e Karim Benzemas

“Vijnë nga vendet e Europës Lindore. Kalojnë disa kohë në Spanjë duke udhëtuar në pjesë të ndryshme të vendit dhe pastaj rikthehen në atdhe deri në verën tjetër”.

Kështu e nis “La Razon” shkrimin për bandat shqiptare që grabisin shtëpitë e njerëzve të pasur në Spanjë. Dhe viktima e fundit e tyre dyshohet se ishte Karim Benzema.

Në 24 janar bëri bujë lajmi se sulmuesit të Realit të Madridit i ishte vjedhur shtëpia gjatë kohës që ai luante kundër Elçes në “Bernabeu”. Dhe policia spanjolle ka dyshime të forta se autorët e saj janë një bandë shqiptarësh të famshëm për grabitjet e shtëpive të të pasurve.

Autoritetet kanë dhënë detaje se ngjarja ka ndodhur mes orës 15:00-19:00 të së dielës së shkuar, në momentin kur sulmuesi francez ishte duke luajtur me skuadrën e tij kundër Elçes.

Sipas burimeve të policisë, pavarësisht se alarmi ishte aktivizuar, në momentin që pronarët mbërritën në shtëpi, grabitësit ishin larguar.

Ata kishin hyrë përmes kopshtit të shtëpisë, e cila ndodhet në zonën rezidenciale të San Sebastian de Los Rejes dhe hynë ekzaktësisht përmes pishinës. Policia ka arritur të gjejë gjurmë gjaku në pishinë, e cila mendohet se është e një prej grabitësve. Benzema nuk ka bërë një denoncim ende për sendet e vjedhura.

Kjo, sipas burimeve, sepse mund të jenë vjedhur shifra të mëdha parash kesh dhe në këtë rast nuk i leverdis që të bëhet edhe vetë objekt hetimi nga autoritetet fiskale.

Kjo është hera e dytë që vidhet shtëpia e Benzemasë në Madrid. Për herë të parë ndodhi në shkurt 2019, sërish gjatë një ndeshjeje në “Bernabeu”. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për të njëjtën bandë. Por, edhe atëherë bëhej fjalë për një bandë shqiptarësh prej 5 personash, 4 shqiptarë dhe një spanjoll.

Transferimet e mëdha të futbollistëve shqiptarë që ndodhën në ditën e fundit të afatit kalimtar

Publikohet momenti i nënshkrimit të kontratës nga Aubameyang si lojtar i Barcelonës