Nisë me derbin Vëllaznimi-Prishtina, ja orari i xhiros së parë

Federata e Futbollit të Kosovës e ka zyrtarizuar orarin e ndeshjeve të xhiros së parë të Superligës për sezonin pranveror, që do të zhvillohen në fundjavën e ardhshme. Ky stinor nis në Gjilan me ndeshjen Drita-Trepça ’89 që luhet të premten (27 shkurt) ndërsa vazhdon të shtunën me Drenica-Hajvalia.

Të dielën luhen edhe katër sfida tjera, ku vëmendja më e madhe shkon në Gjakovë te derbi Vëllaznimi-Prishtina. Kampioni vjeshtor, Feronikeli, viziton kampionin e elitës Kosovën e Vushtrrisë, ndërsa “Shahin Haxhiislami” është nikoqir i derbit të moçëm, Besa-Trepça. 90 minutësh me erë mbijetese luhet në “Ismet Shabani”, ku Ferizaj pret Istogun.

Orari i plotë:

E premte:
Drita – Trepça ‘89

E shtunë:
Drenica – Hajvalia

E diel
Vëllaznimi – Prishtina
Trepça – Besa
Kosova (V) – Feronikeli
Ferizaj – Istogu

Të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 13:00.