Nisë fushata “Mabetex, thuaj po Vëllaznimit”

Nuk është kryetarja Mimoza Kusari-Lila e as kryesia aktuale e klubit, por janë “Kuqezinjët e Jakovës” ata që po mundohen që ta përmirësojnë gjendjen në klubin futbollistik të Vëllaznimit.

Pas iniciativës duke shpërndarë kaca nëpër lokale të ndryshme të qytetit të Gjakovës, ata e kanë nisur një iniciativë tjetër nëpër rrjetet sociale të titulluar “Mabetex, thuaj po Vëllaznimit”, transmeton Gazetaolle.com.

Ata po i bëjnë thirrje kësaj kompanie të fuqishme që ta marrë në duar Vëllaznimin dhe mbetet të shihet nëse në këtë rast do të interveojë edhe Mimoza Kusari-Lila, bosi i të cilës te AKR-ja, Behgjet Pacolli, është pronar i Mabetexit.

Futbollistët kanë katër muaj pa marrë paga.