Nipi i Luan Krasniqit bokson sonte, ky kanal transmeton meçin

Nipi i Luan Krasniqit, Ardiani rikthehet përsëri sot në ring.Boksieri kosovar nga Juniku, me 28 shtator do të luftojë kundër afrikanit, Saul Ivan Male në ndeshjen e vlefshme për kampionatin interkontinental të WBO-së, transmeton GazetaBlic Sport.

Ndeshja do të zhvillohet në MHP Arena në Ludwigsburg të Gjermanisë.Gjatë karrierës së tij, Ardian Krasniqi ka zhvilluar nëntë meçe, ka shënuar nëntë fitore – të gjitha me nokaut.

Përveç Ardian Krasniqit, gjatë kësaj mbremje do të ngjiten edhe tre boksierët e tjerë shqiptarë, Altin Zogaj, Eris Bajra dhe Labinot Xhoxhaj.Të gjitha këto meçe do të transmetohen në televizionin Klan Kosova, duke filluar nga ora 21:00.

S1mple rikthehet në skenën e Counter Strike, huazohet nga NAVI

Vëllaznimi pret Trepçën në Shani Nushi