Nipi i Adem Jasharit grumbullohet për herë të parë te Kosova U17

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll U17 do t’i luajë dy ndeshje miqësore kundër Bullgarisë U17 në Sofje.

Përzgjedhësi, Arsim Abazi, ka publikuar listën e futbollistëve për këto dy ndeshje.

Këto dy ndeshje do të luhen me 14 dhe 16 prill, derisa lista e futbollistëve është bazuar kryesisht me lojtarë nga klubet vendore.

Është interesant të theksohet që nipi i Adem Jasharit, Igballi është ftuar për herë të parë te Kosova U17.

Ai është futbollist i KF Kurda.