Nikaj zyrtarizon largimin nga Flamurtari, e ka një mesazh të qartë për klubin kuqezi (FOTO)

Ashtu siç raportoi ekskluzivisht Gazeta Olle gjatë ditës, Samuel Nikaj ka zyrtarizuar largimin nga skuadra e Flamurtarit.

Trajneri shkodran e ka bërë një gjë të tillë përmes një postimi në Facebook, përcjellë “Olle”.

Nikaj i ka uruar suksese në të ardhmen skuadrës kuqezi.

“Çdo fillim e ka një fund, që për mua ishte i lumtur. Largohem nga Flamurtari, nga dera kryesore, si kampion. Suksese të mëtejshme Flamurtari”, ka shkruar Nikaj.

cats

Ai u largua nga Flamurtari pasi që nuk arriti të arrijë marrëveshje mbi çështjen financiare.

Nikaj e drejtoi Flamurtarin drejt Superligës, duke fituar titullin kampion me të në Ligën e Parë.

Klubi prishtinas gjatë ditëve në vijim do të zyrtarizojë emrin e trajnerit të ri.

flamurtari