Nikaj: Ende po bisedojmë, kam ambicie për kreun e renditjes dhe Kupën

Samuel Nikaj arriti ta kthejë Flamurtarin në Superligë pas gjashtë viteve mungesë.

Trajneri nga Shkodra ende nuk e ka vazhduar kontratën me klubin kuqezi, pasi sipas tij marrëveshja ishte vetëm për pranverë.

Në një intervistë për GazetaOlle.com, Nikaj sqaron situatën e tij dhe kërkesa që ka për klubin.

Ai kërkon një skuadër konkurruese që të luftojë për pozitat e para.

A do të jeni trajner i Flamurtarit edhe në Superligë?

Nikaj: Realisht marrëveshja ka qenë deri në përfundim të këtij kampionati.

A kanë vazhduar bisedimet?

Nikaj: Bisedimet janë në hapat e parë për rinovim.

 

Çfarë të shtynë të vazhdosh me Flamurtarin?

Nikaj: Më ka pëlqyer shumë organizimi dhe mikpritja në Kosovë dhe nw veçanti tek klubi i Flamurtarit ,por ajo që do jetë vendimtare në vazhdimin apo jo me Flamurtarin do të jenë ambiciet e klubit.

samuel nikaj

Sa ka nevojë të përforcohet skuadra dhe në cilat pozitat?

Nikaj: Superliga është më e vështirë dhe kjo dihet, por në varësi të objektivit duhet bërë përforcimet dhe objektivat e klubit nuk i kam ende të çarta sepse dhe disa ditë po e shijojmë suksesin qe nuk ka qenë i lehtë. Se nuk ishte i lehtë u pa me inkuadrimi e Vllaznisë dhe rezistenca e Dukagjinit ndaj një ndër ekipeve më te organizuara siç është Drita.

Me skuadrën aktuale dhe me disa përforcime cili do të ishte objektivi i Flamurtarit? A do të qëndronte në Superligë?

flamutari 1212

Nikaj: Realisht Flamurtari dhe me këtë ekip që  e ka aktualisht mund të mbijetojë sepse ka historinë me vete, por unë jam njeri me ambicie të mëdha dhe nuk e shoh vetën të përfshirë në një projekt mbijetese.

Dëshironi skuadër që lufton për titull? 

Nikaj: Jam me këmbë në tokë. Unë kërkoj skuadër për tre vendet e para dhe që në Kupë te jemi garues si rruga më e shkurtër për në Evropë. /olle/

flamutari