Futbollisti i Prishtinës, Ardit Nika beson se duhet t’i qasen me shumë seriozitet Gjilanit dhe ekipeve tjera deri në fund kampionatit.
Prishtina ndeshet me Gjilanin në kuadër të xhiros së 29-të të Albi Mall Superligës së Kosovës dhe objektivi i kryeqytetasve për këtë ediocion është pozita e katërt.
“Ndeshjën e nesërme me Gjilanin duhet ta marrim me shumë seriozitet, duhet t’i qasemi maksimalisht si çdo ndeshje të rradhës dhe të japim maksimumin pēr rezultat pozitiv që të jemi sa më lart në tabelë deri në fund të kampionatit” thotë Nika.
Ndeshjen e radhës bardhekaltërtit luajnë ndaj Malishevës dhe Nika thekson se duhet ta jepin 200% në këtë sfidë.