Nico Williams gjithmonë e më larg nga Barcelona, por blaugranët kanë një tjetër sulmues në mendje

Sa më shumë kalojnë ditët aq më tepër Federico Chiesa është një cështje brenda Juventusit. Drejtuesit, të mbështetur nga trajneri e kanë nxjerrë jashtë projektit. Zonja e Vjetër është gati ta shesë për një shifër nga 15-20 milionë euro. Nuk do të jetë e lehtë, me lojtarin që ushtron presion për të qëndruar në nivele të lartë me një pagë të rëndësishme, të paktën 5 milionë euro.

Agjenti i tij Fali Ramadani, prej javësh po përpiqet t’i gjejë Chiesës një destinacion, dhe sipas të përditëshmes katalanase Sport ka cuar kandidaturën e anësorit te Barcelona, klub që kishte negociuar me të një vit më parë.

Një kandidaturë që mund të përfitojë terren, duke parë nevojën e blaugranave për të siguruar një anësor, edhe pse në krye të listës së axhendës së drejtorit sportiv Deko është Nico Williams.

Drejtuesi i lindur në Brazil që këto orë po punon për transferimin e Dani Olmo, nuk e ka të lëhtë pasi duhet të bëjë llogaritë me dëshirën e sulmuesit të Athletic Bilbao. Nico Williams duket i orientuar për të vazhduar edhe për një sezon me baskët.

Në këtë mënyrë mund të hapet një portë te Barcelona për Chiesan, që në ditët e kaluara ka refuzuar ofertat e Al Ahli dhe Besiktas. 26 vjecari është në pritje, pa përjashtuar mundësinë për tu larguar në 2025 me parametra zero, ndoshta me destinacion Interin.

Në Itali Federico Chiesa i pëlqen Romës, Lazios dhe Napolit. Një shkëmbim me Raspadorin nuk është për tu përjashtuar. Ndërkohë pavarësisht se si do të përfundojë cështja e Chiesës Juventus do të marë dy përforcime në krahët, Galeno dhe Coincecao i Portos janë në krye të listës.

Pas Alen Sherrit, Cagliari synon transferimin e një tjetër portieri shqiptar

Chelseas nuk i mjaftojnë 41 lojtarë, dëshiron edhe Osimhen