Ngriten femrat, shënojnë përparim në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës në futboll, konkurrenca e femrave, ka shënuar ngritje në renditjen më të re të FIFA-s.

Vashat tona janë ngritur për katër pozita, duke qenë tani në vendin e 122-të në botë prej 155 shteteve, shkruan Gazeta Olle.

Kosova ka lënë pas vetes Maqedoninë Veriore.

Shqipëria ndodhet shumë mëlartë, në vendin 77-të.

Suksesi i Kosovës vjen pas fitoreve ndaj Turqisë dhe Estonisë në kualifikime dhe miqësores së fituar 5:0 ndaj Luksemburgut.