Ngrihuni në këmbë dhe duartrokitni, të rinjtë e Gjilanit nxjerrin barazim ndaj Prishtinës

photo by: @Shpend Ahmeti

Gjilani ka arritur të marrë një barazim të artë me Prishtinën 0-0.

I artë për faktin se në këtë përballje për Gjilanin kanë luajtur futbollistë të rinj ku ishin vetëm tre prej tyre me përvojë në Superligë si Redon Ismaili që ishte fantastik në mesfushë, Edison Kqiku dhe Oliton Bilalli.

Portieri i Gjilanit, Aridon Bllaca është dalluar me disa pritje fantastike në këtë përballje.

Rastin më të mirë e pati kapiteni Edison Kqiku, por dështoi i vetëm përballë portierit Nika të shënonte.

Gjilanit iu anulua një gol i realizuar nga Hyseni pasi gjyqtarët e rishikuan rreth 10 minuta në VAR.

Kësisoj në fund rezultati ishte baras 0-0, ku për Gjilanin është pika e parë derisa për Prishtinën e katërta këtë edicion. /Gazeta Olle/ 

Gjilani – Prishtina, mbyllet pjesa e parë

Curri e vlerëson zhgënjyes barazimin me Gjilanin