Ngrihet alarmi te Barcelona, talenti i katalanasve refuzon rinovimin e kontratës

Mediat spanjolle bëjnë me dije se ylli 17-vjeçar i Barçës, Gavi, ka refuzuar ofertën e parë të klubit dhe kjo ka ngritur alarmin në Barcelonë.

Drejtuesit e klubit janë vënë menjëherë në lëvizje, duke kërkuar një tjetër takim urgjent me përfaqësuesin e lojtarit, këtë herë me një ofertë të përmirësuar.

Barcelona është vënë në alarm edhe nga raportimet më të fundit të mediave angleze që nënvizojnë se Liverpooli është gati të veprojë.

Gavi shihet si njëri nga talentët më të mëdhenj të klubit spanjoll.

Vëllaznimi rikthehet në Kosovë pas përgatitjeve në Durrës, gjakovarët të gatshëm për stinorin pranveror

Çifti Vitaku drejtoi ndeshje të Ligës së Kampionëve