Ngjarje qesharake në ndeshjen Betis – Real Madrid, Casemiro ndërhynë nga mbrapa në gjyqtarin kryesor

Real Madridi ka arritur të marrë fitore të vlefshme në udhëtim te Betis me rezultat të ngushtë 0-1.

Por një moment epik ka ndodhur gjatë ndeshjes me protagonist mesfushorin e Realit, brazilianin Casemiro.

Ishte minuta e 58-të e ndeshjes, kur braziliani Casemiro në tentim për t’ia rrëmbyer topin kundërshtarit Fekir, bëri një ndërhyrje në gjyqtarin kryesor të ndeshjes Alejandro Hernandez.

Braziliani bëri ndërhyrjen në gjyqtarin kryesor duke e rrëzuar atë në tokë, moment që solli të qeshura si tek futbollistët ashtu edhe tek publiku i pranishëm në stadiumin Estadio Benito Villamarin.

Gjithsesi edhe gjyqtari kryesor e mori me sportivitet ndërhyrjen e brazilianit duke ia dhënë dorën atij.

Video e ndërhyrjes së Casemiros në gjyqtarin kryesor nuk vonoi shumë dhe është bërë virale në rrjetet sociale.

Real Madridi arriti të fitoj 0-1 në udhëtim te Betis, falë një goli të Dani Carvajal në pjesën e dytë.

 

Dy ndeshje interesante në Ligën e Parë të Kosovës

Vazhdon shkëlqimi i Vrionit në Bundesligën austriake