Ngjarje e pazakontë në Angli, futbollisti i shënon skuadrës së tij me fanellën e kundërshtarëve

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në futbollin anglez ku protagonistë janë bërë dy skuadra Bristol City dhe Portsmouthi.

Në një miqësore të luajtur mes të dyja skuadrave ditën e djeshme, skuadra e Portsmouthit ngeli pa lojtarë për shkak të dëmtimeve.

Kështu 30 minutat e fundit futbollisti i Bristolit, Marlee François luajti kundër skuadrës së tij.

 

Më komikja vjen në minutën e 101 të takimit, ku Marlee realizoi golin e barazimit në dëm të skuadrës së tij teksa ndeshja përfundoi 3-3.

Ngjarja është përhapur me shpejtësi duke krijuar situatë komike në rrejtet sociale./Panorapasport.al/

Gjilani vendoset në Strugë për fazën e dytë përgatitore, njofton për katër ndeshje miqësore

Erdin Hashani: Nuk është turp të humbësh kundër Feyenoordit, Drita po luan kundër një gjiganti të futbollit