Ngarkesa e madhe, lëndime muskulore te Prishtina

Prishtina ende nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje me skuadrën e kompletuar kjo pasi që te skuadra bardhëekaltër gjithmonë mungon dikush ose për arsyje lëndimi ose për arsye kartonësh.

Dy lëndimet e fundit te Prishtina janë Bashkim Shala dhe Betim Haxhimusa që të dy me lëndime muskulore.

 “Pasi u ktheva nga lëndimi që kisha në kokë, pësova një lëndim muskulor dhe do të jem për dy javë jashtë fushave. Më vjen keq pasi nuk po kam fat dhe dua t’i ndihmoj bashkëlojtarët në rrugën drejt titullit”, tha Betim Haxhimusa për Gazetaolle.com.

Edhe Bashkim Shala pritet të mungojë për disa javë për shkak të lëndimit të njëjtë, ndërsa Gentrit Begolli u kthye këtë javë me gol.

Të gjitha këto lëndime vijnë nga ngareksa e madhe në stërvitje që di të praktikojë trajneri Bylbyl Sokoli, i cili njihet për përgatitje të mirë të lojtarëve.